Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka kushtuar një status të posaçëm, ngjarjes së Srebrenicës, ndodhur 27 vite më parë, ku forcat serbe nën drejtimin e Ratko Mlladiç, masakruan 8000 fëmijë e burra.
Ish kryeministri Berisha, shkruan gjithashtu “Dënoj deklaratën e Presidentit te Serbisë Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “per cdo serb te vrare te vriten 100 muslimanë”
Ja postimi i plotë i Berishës:
Te dashur miq, sot eshte dita e nderimit te viktimave te barbarive, genocidit serb ne Srebrenice. 27 vite me pare, forcat ushtarake dhe milicia e serbeve te Bosnjes se bashku me njesi paramilitare dhe policore te ardhura nga Serbia, nen komanden e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vrane, masakruan, ne genocidin me te tmerrshem Pasluftes se Dyte Boterore ne Europe, 8 mije femije, gra, burra, muslimane bosnjak vetem e vetem se i perkisnin etnise dhe besimit ferar tjeter.
Duke shprehue nderimin me te thelle per viktimat e genocidit serb ne Srebrenice, denoj me forcen aktin makaber te forcave qe kryen kete barbari te tmerrshme.
Denoj gjithashtu edhe qendrimin aktual te Presidentit te Serbise Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “per cdo serb te vrare te vriten 100 muslimane” eshte dhe nje frymezues kryesor i genocidt te Srebrenices, vendi i te cilit eshte ne banken e akuzes ne Gjykaten Nderkombetare te Hages. sb