Një nga femrat më të fotografuara në botë është Princesha Diana!
Mos harroni, atëherë nuk ishte kjo teknologji, ku secili është fotograf në çdo çast të ditës.
Paparazzët vraponin atje ku kishte një sinjal se ajo do kalonte, do ndalte, do bënte vizitë.
E tillë ishte Diana, kishte një magji rreth saj.
Fotografët dokumentuan çdo lëvizje të princeshës rebele në vitet ’80 dhe ’90.
Vdekja e saj ka pushtuar botën dhe shumë drejtojnë gishtin drejt kulturës së çmendur.
Ndërsa duket se ajo ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, po risjellim disa imazhe të saj.






