E çuditshme një puntatë e të ndjerit Kastriot Myftaraj në emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora, para 6 vitesh.
Në atë emision, Myftaraj bënë një analizë të situatës politike dhe ekonomike të shtetit ishullor në Oqeanin Indian.
Në analizën e tij, ai merr si shkas praninë e Erjon Veliaj në një forum të organizuar nga Xhorxh Soros, pikërisht në Sri Lanka.
Gazetari Myftaraj duke je referuar gjendjes së vendit atje, shprehet se borxhi publik është dyfishuar dhe qeveria është deklaruar e pafuqishme.
Simbas tij, qeveria e instaluar në shtetin-ishull, është një eksperiment i George Soros dhe dështimi do të jetë katastrofal.
Myftaraj bënë paralelizma me rastin e Shqipërisë dhe në mënyrë profetike parashikon kolapsin e Sri Lankës, por sot Kastrioti nuk jeton që të pikëllohej për atë çfarë ai parashikoi dhe ndodhi.
Në aspektin profesional, sigurisht që do të ndihej mirë në analizën esenciale dhe të vërtetuar.
Myftaraj i dha fund jetës para pak ditësh duke u hedhur nga apartamenti ku jetonte.
Për t’u bindur klikoni
https://youtu.be/DeaPoXPSazQ dëgjoje deri në fund?!! Parashikim Sria Lanka!