Kjo foto vjen tani në redaksinë e neutrale.al dhe dëshmon se çfarë ndodh në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Kështu kanë qenë gjithë ditët në aeroport, thotë burimi jonë, atje.
Edhe në foto duket qartë se shumica dërrmuese e tyre janë të rinjë.
Po, sigurisht që një pjesë ikin me pushime, por gjithë raportet zyrtare dhe statistikat e EUROSTAT dëshmojnë ikjen masive të të rinjëve.
Propaganda do ta trajtojë rastin si fakt i rritjes ekonomike, por kjo zhurmë mediatike mbetet imagjinare, kur i referohesh realitetit.
Kjo nuk është fotografi për lajm, kjo është kambanë alarmi për “shkrirjen” e Shqipërisë