Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kujtuar sot me mirënjohje, emrin dhe veprën e dëshmorit të demokracisë Josif Budo, djaloshit Kavajas, që u vra nga forcat qeveritare më dt 30 korrik 1990.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, ish kryeministri Berisha, i bënë jehonë veprimtarisë së degës lokale të PD-së për aktivitetin e organizuar.
Ja postimi i plotë:
Sot 32-vjetori i rënies së Josif Budos, heroi i parë i demokracisë!
Të dashur miq, si sot 32 vite më parë, më datë 10 Korrik të vitit 1990, falangat terroriste të policisë së PPSH-shtet ekzekutuan duke e qëlluar pas shpine në rrugët e Kavajës të riun anti-komunist, Josif Budo. Kavaja e tëra u hodh në kryengritje pas vrasjes së birit të saj, Josif Budo dhe do të ishte qyteti i parë në Shqipëri që do të çlirohej nga diktatura komuniste.
Sot, dega e Partisë Demokratike e Kavajës, kryetari i saj, Hysen Kadiu, mbajtën një takim përkujtimor në vendin ku ra, për t’u bërë i pavdekshëm, heroi i parë i demokracisë që po lindte, Josif Budo.
Duke u përulur me mirënjohje të pakufishme para kujtimit dhe veprës së Josif Budo, shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh familjes Budo, për birin e saj të pamposhtur. sb