Moderatorja Dalina Buzi gjatë një bisede me ndjekësit ka rrëfyer një përvojë tmerruese.
Tmerruese ta dëgjosh e jo më ta kesh përjetuar.
Gazetarja shpjegon se, po ktheheshin nga udhëtimi i tyre i parë si çift me bashkëshortin.
Avioni ku ata po udhëtonin ka marrë flakë në një nga motorët.
Ngjarje, të cilën ajo nuk do ta harrojë kurrë.
“Shpëtimi” i saj në ato momente tmerri u bë një fëmijë…
“Kur ka marrë flakë një nga motorrët e avionit Antalia në 2008, po ktheheshim nga Parisi (udhëtimi i parë i yni si çift i sapolidhur). Sapo mbaruam ngjitjen ndodhi kjo që shihni në foto dhe shumë ulërima brenda në avion. Unë nuk e kujtoj si ngjarje terrorizuese në fakt, sepse në ato momente një vajzë e vogël e bukur yll rreth 5-6 vjeç argjentinase m’u afrua dhe donte të luante me mua. Ajo nuk ishte fare koshiente për ç’ka ndodhte dhe për njerëzit që qanin e stjuardesat që vraponin të trembura pa na dhënë shpjegim dhe më fliste mua me gjithë qejf në portugalisht. Unë u futa në botën e saj se m’u duk më e arsyeshme në atë moment dhe shpëtova trutë. Besojeni apo jo isha njeriu më i qetë në atë skenë”, rrëfen Dalina.