Kështu shkruan kryeministri Edi Rama duke ju referuar një objekti të zbuluar e cila mendohet të jetë “Villa Rustica” e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit
Ja postimi i plotë:
Copëza historie nga nëntoka ⛏🏺
Pas më shumë se 30 vitesh në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë👏
Sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit🔍📝
Ky monument përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Njëkohësisht me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm🤝