Kryeministri Edi Rama do të një takohet në Bruksel, më dt 13 korrik, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Rama ka pohuar se në takim do të diskutohet edhe ndërtimi i bazës detare të NATO-s në Durrës.
Në fakt njoftim i tillë është dhënë para disa ditësh, në konferencën, që ai pati me gazetarët.
Kryeministri u shpreh:
“Po, kemi folur për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit.
Do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake”.