Mbrëmjen e së shtunës, një zjarr i fuqishëm ka rënë, në një park në lagjen Cedotcelle, në kryeqytetin italian, Romë.
Siç raportojnë mediat italiane, zjarri është përhapur në një qendër çmontimi makinash, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh në automjetet e grumbulluara.
Duket se në depozitat e tyre ka patur ende naftë apo benzinë dhe mendohet se ky është shkaku i shpërthimeve.
Zjarrfikëset, policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima, ndërsa është vendosur evakuimi paraprak i disa pallateve pranë vendngjarjes.