Ishte prej dy javësh në kërkim, që pas vrasjes së një të riu në Gjermani dhe policia ka mundur sot, të vendosi në pranga 23-vjeçarin shqiptar, Fisnik Hoxha.
Shqiptari u arrestua nga forcat speciale në Gelsenkirchen pasi kërkohej prej 2 javësh për vrasjen e 31-vjeçarit turk në Kiel.
Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, 23-vjeçari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme.
23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës.
Pas vrasjes ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjermane i druheshin arratisjes së tij për në Shqipëri. Policia nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur dy javët e fundit 23-vjeçari.