Besnik Veliaj, që mbeti i plagosur teksa hapte një pus uji në Lofkënd të Mallakastrës, s’ka arritur t’ju mbijetoi plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ka ndërruar jetë shtetasi Besnik Veliaj, 38 vjeç, njëri prej dy burrave, që ra në pus në Mallakastër.
Neutrale.al njoftoi për ngjarjen sapo ajo ndodhi dhe mendohej se dy të dëmtuarit do arrinin të mbijetonin, por fatkeqësisht 38 vjeçari nuk ja doli.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.
Ata janë nxjerrë me shenja jete nga pusi, por Besnik Veliaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.