,Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov e kishte paralajmëruar marrjen pjesë në takimin e ministrave të financave nga Grupi i 20 vendeve të industrializuara në Bali të Indonezisë.
Takimi u bë më 8 korrik dhe në samit morën pjesë edhe Sekretari i Shteti Blinken i cili refuzoi të takohej me diplomati rus.
Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe shumë ministra të tjerë.
Pushtimi i Ukrainës ishte tema kryesore e diskutimit këtë vit. Bota po përballet me ndërprerje të furnizimit me ushqim dhe energji.
Situata shkoi deri në atë pikë sa nuk u bë as fotoja protokollare e zakonshme në takime të tilla, shkruan Reuters.
Në momentin që fjalën e mori ministrja gjermane, Lavrov nuk preferoi të dëgjonte komentet e ashpra dhe doli nga salla.