Veziri është çoban në Greqi, por në Shqipëri figuron si pronar i dy kompanive të fuqishme, “Elvis 03” dhe “Elvis COO”.
Vezir Brahaj si “biznesmen” ka përfituar 30 milion euro nga buxheti i shtetit, por në të vërtetë, ai paguhet 300 euro në muaj, si bari në shtetin fqinj.
Këto i ka pohuar vetë qytetar në një intervistë për “Syri TV”.
Nuk di gjë, thotë ai, kam 18 vite në Greqi, punoj çoban dhe paguhem 300 euro, rri te vajza.