Është arrestuar sot në Fier shtetasi A.K.- 45 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për grup kriminal dhe kultivimin e bimëve narkotike.
Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
45 vjeçari u ndalua në lagjen “Bishanak” të Fierit dhe tashmë e pret ekstradimi drejt Spanjës.
Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar A.K. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.