Kreu i PD-së Sali Berisha është në bashkëbisedimin javor me mediat.
Ai e ka vlerësuar protestën e djeshme si një mesazh të qartë kundër qeverisë dhe si një shpresë për shqiptarët.
Ata mijëra vetë në shesh ishin misionarë të lirisë, u shpreh Berisha.
Në një korrik përvëlues, si rrallë haset në kalendare, të dalin aq vetë në protestë, është shenja se kjo qeveri ka rënë dhe nuk duhet të rrijë asnjë ditë në pushtet.
Edi Rama e mban pushtetin me mandate të vjedhura dhe duke varfëruar popullin çdo ditë.
Janë një mijë arsye pse Rama duhet të largohet, por një ndër kryesoret, është afera e djegësve (inceneratorët).
Ende sot e çdo ditë, djegësve ju kalojnë 80 mijë euro në ditë.
Koka e meduzës është Rama dhe Don Agaçi, është Veliaj e shpura pranë tyre, të tjerët si Gugallja, janë thjeshtë viktima u shpreh Berisha.
Bashkëbisedimi vazhdon…