Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, 67 vjeç, u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital, ku mediat lokale pohojnë se ai ‘Nuk tregon shenja vitale’.
Autori i dyshuar i sulmit mbi Abe është 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi. Personi është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.