Mbas 8 orësh do të filloi protesta e madhe antiqeveri dhe në selinë e PD-së, kanë nisur lëvizjet e para.
Kreu i saj, Sali Berisha, ka arritur herët në zyrë dhe herë mbas here te ai u ngjitën bashkëpunëtorë të afërt, por edhe mbështetës për t’a takuar.
Me afrimin e orës së fillimit të seancës plenare, Berisha ka dalë nga zyra dhe ju drejtua sallës së parlamentit.
Deputetët e PD-së, gjithashtu kanë ndalur në mëngjes në kafe ose nëpër zyra dhe pastaj janë drejtuar Kuvendit në seancë.
Mësohet se pjesa tjetër e kupolës drejtuese janë shpërndarë nëpër degë për organizimet e fundit dhe mobilizimin e mbështetësve.
Gjithsesi, kafja pranë selisë gumëzhin nga njerëzit, të ardhur prej tyre edhe nga rrethet, ndërsa në zyrat anësore si pozicion, hyjnë e dalin shumë të rinjë, që tërheqin bazën materiale si flamuj dhe fletëpalosje.