Protesta e thirrur nga PD, ka nisur me “hymnin” e saj të kënduar nga Renis Gjoka dhe Big Basta.
Mijëra njerëz nga gjithë Shqipëria i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të qenë në protestën kundër qeverisë.
Në fakt, shumë qytetarë kanë ardhur para orës 19, ata ishin “strehuar” nëpër kafenetë pranë selisë blu, për t’i shpëtuar diellit djegës të Tiranës.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga zyra në orën 19 e 23 minuta dhe është pritur me ovacione në sheshin para selisë.
I shoqëruar nga mijëra ndjekës ai është drejtuar për në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe para kryeministrisë.
Aty e kanë pritur deputetë dhe drejtues të tjerë të PD-së, por edhe kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi.