Sot, policia e Vlorës ka kryer me sukses një operacion duke arrestuar personin e shpallur në kërkim për masakrën e Çoles.
Masakër kjo e ndodhur 7 vite më parë.
Mësohet se Begaj ka qenë duke udhëtuar me makinë në Lungomaren e Vlorës, kur i është bërë thirrja për ndalim nga policia.
Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së autoriteteve, ç’ka çoi në ndjekjen e tij dhe më pas prangosjen.
Ngjarja e Çoles ndodhi në 7 Prill 2015, ku pas një konflikti të armatosur, mbetën të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.
Deri më sot për ngjarjen e ndodhur ishte arrestuar vetëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertin Aliaj janë dënuar me nga 35 vite burg, në mungesë.
Me arrestimin e Begaj, mbetet ende i lirë Bertin Aliaj