Këtij Atdheu të rrëmujshëm!
Dashuria e Atdheut sa bota, e lartë sa e lisave,
mendoja paqe, mora veç natë dhe errësirë.
U rritëm këtu në Atdheun mes pisave ,
me dinjitet të nënkëmbur, aspak t’mirë .
Atdheut së rrëmujshëm kërkova Paqe,
dhe pak dritë për shpirtin plotë zhgënjim.
E kur paqja u kthy n’dhimbje si harqe,
Mbeti mburojë e vetme e shpirtit tim.
Po unë se shita shpirtin botës së llumtë,
Zemrën u’a fala ashtu zogjve të malit.
Atdheu më fali dhimbje pafund- pafund,
më braktisën, kur isha në pik të hallit.
Djemve mi për Atdheun s’di çfarë t’ju flas,
dashuri?!- ndoshta zhgënjim natyrisht.
Se çdo çast shpirtin këtu më kanë plasë,
më kanë shkelmosur gjithnjë padrejtësisht.
E dhimbshme qenka të ndihesh i huaj,
në vendin ku lind e rrit fëmijët pa Atdhe.
E trishtë e lodhshme qënka: jeto këtu dhe vuaj,
E dashurisht të ikësh larg prej këtyre të pafe…