Aksidenti ka ndodhur pasditën e vonë të së mërkurës, në fshatin Hinkë të bashkisë Dimal (Ura Vajgurore).
Nga përmbysja e makinës është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Krenar Cjapi 45-vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përmbyset. Për shkak të përmbysjes Cjapi ka humbur njërin krah që në vendin e ngjarjes, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.