NE PO DUM ME JU FAL, POR JU S’JENI PENDU PËR ASGJA.
Unë jam Sokol Drrasati.
Me 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqsore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me dhunë dhe diversion ideollogjik.
Jam dënuar me vdekje, por fati dhe koha deshi të gëzojë jetën.
Drejtues i grupit hetimor në atë kohë ka qënë QEMAL LAME.
Torturat që më janë bërë mua dhe shokëve të mi
Paulin Gjompali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Colombi, Roland Prela, vëllezërit Haxhi, Artur Meshi, Gjovalin Paplekaj etj etj e mbi 400 të rinjëve shkodranë, që u arrestuan ato ditë varjojnë nga torturat me çnjerëzore, si:
1-Fikja e cigareve në pjesë të ndryshme të trupit.
2-Rrahja me bishta lopatash brinjëve gjersa thyheshin.
3-Goditja e gjymtyrëve të poshtëm me shkopinj gome
4-Futja në rreth dhe goditje në seri nga grupi i sampistëve.
5-Dhuna psikologjike duke filluar me dënimin me vdekje si dhe internim të familjes.
Mbi trupat dhe mendjet tona janë edhe sot shenjat e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga grupi hetimor ku kryesues ishte Qemal Lame.
Shkodra e njeh mirë Qemal Lamen.
Ai erdhi në Shkoder në Janarin e 1990-ës duke hetuar këdo që arrestohej, apo thjesht ndalohej në atë periudhë për shkaqe politike.
Emrin e tij e kam dëgjuar për herë të parë më 17 janar 1990-të, për ta ridëgjuar më 16 Qershor, në varrimin e Pellumb Pellumbit, i cili u vra duke kaluar kufirin. Ndërsa fytyrën e tij e kam parë për herë të parë në dhjetorin e 1990-ës.
Ai emër dhe ajo fytyrë nuk harrohet dot. Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’i harruar kurrë.
Jam liruar nga burgu me 04 korrik 1991 falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Sekretarit Amerikan të shtetit James Becker.
Sejretari i Shtetit i kërkoi Ramiz Alisë lirimin e të gjithë të dënuarve politikë, që vuanin dënimin në burgun e Spaçit. Po të mos ishte për këtë ndërhyrje, ju sot do të më njihnit si i riu 19 vjeçar, që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriu që thjeshte po bënte detyrën.
NE PO DUM ME JU FAL, POR JU S’JENI PENDU PËR ASGJA.