Besimtarët myslimanë pregatiten të festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të shënuara, në kalendarin Islam.
Festa e Kurban Bajramit është festa që rikujton hazretin Ibrahim dhe Ismail që janë simbol i bindjes së njeriut përballë urdhrit që perëndia ka lëshuar për besimtarët. Tradita në festën e Kurban Bajramit rikujton veprimin e hazretit Ibrahim, i cili duke iu bindur urdhrit hyjnor ishte i gatshëm të bënte kurban njeriun e tij më të shtrenjtë, birin, Zoti pasi vuri re bindjen e atij hazreti, Ibrahimit i shfaqi një dele për ta bërë kurban.