NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    19 hours ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    19 hours ago
    Kryeministri Rama paralajmëron prindërit e gjimnazistëve dhe studentëve: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës dhe kjo faturë do iu përndjek gjithë jetën. Nuk ka më bursa…
    4 days ago
    Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri, jagon e tij në lëvizje e braktisën masivisht
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Emrat/ 7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u dënuan me 17 vite burg në 2020 për skemë mashtrimi me TVSH, mister burimi i parave të qarkulluara
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
Kryesore Politikë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
Kryesore
Protestat/ Rama për studentët: Ulërasin si në Mesjetë”. Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Emrat/ 7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u dënuan me 17 vite burg në 2020 për skemë mashtrimi me TVSH, mister burimi i parave të qarkulluara

Neutrale
Last updated: 2022/07/06 at 8:02 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kompanitë fantazmë u themeluan në 2016-2018, pjesë e një skeme mashtrimi që u godit nga prokuroria në janar të vitit 2019. ‘Lumi 06’ sot në pronësi të milionerit 85 vjeçar, u themelua nga Lumturije Murati e dënuar me 1.8 vite burg. A është e njëjta skemë për të cilën flet Monika Kryemadhi? 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila po hetohet nga SPAK penale për korrupsion dhe pastrim parash, ka denoncuar një skemë masive evazioni fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani që sipas Kryemadhi kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës. Kompania koncesionare e Inceneratorit të Tiranës ka mohuar lidhjen me kompanitë. Aktualisht nuk dihet nëse kompanitë kanë lidhje apo jo me historinë e inceneratorëve.
Gjithashtu, nuk dihet se kush fshihet pas kompanive fantazmë, të cilat kanë qarkulluar paratë. Dyshimet e para flasin për një skandal të përmasave të mëdha.

Report Tv zbulon se disa nga kompanitë e denoncuara dhe pronarët e tyre në letra, janë të skeduar për implikim në skemat e mashtrimit me TVSH, shmangie taksash, fatura fiktive etj.

Në listën e 24 kompanive figuron edhe firma ‘Lumi 06’, e cila sipas Kryemadhit ka bërë rreth 6 milionë euro evazion fiskal, është themeluar në 17 nëntor 2016 në Tiranë, nga Lumturije Murati me kapital 100 mijë lekë. Në vitin 2018, kjo kompani është hetuar nga Prokuroria për një skemë mashtrimi me fatura fiktive, me kosto 34 milionë euro, kryer nga 20 kompani në bashkëpunim, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim.
Lumturije Murati u arrestua në janar të vitit 2019 dhe u dënua me vitin 2020 me 1.8 vite burg nga gjykata. Në korrik të vitit 2019, pronar i kompanisë bëhet 85-vjeçari më i lakuar sot në Shqipëri, Thanas Çani nga Vlora, i cili u shndërrua në një persona me pasuri miliona euro, ndoshta pa ditur asgjë.

Mbetet mister burimi i parave të qarkulluara nga Lumi-06, por një tjetër kompani në listën e 24 subjekteve rezulton e implikuar më parë në skema mashtrim.

Bëhet fjalë për kompaninë “EL
ZA”, me pronar Emiljano Frroku, që ka qarkulluar rreth 2 milion USD përmes skemës së mashtrimit. “EL ZA” është goditur në vitin 2019 nga prokuroria, si pjesë e rrjetit të kompanive ku bënte pjesë edhe Lumi-06, të përfshirë në skemën e mashtrimit me anë të TVSH me kosto 36 milionë euro.

“EL ZA” është themeluar në shkurt të vitit 2018 nga Emiljano Frroku në Laç, me kapital 100 lekë. Emiljano Frroku është dënuar me 1.8 vite burg në vitin 2020, bashkë me Lumturije Muratin.

Kompania  Leli 17 është denoncuar dje për evazion fiskal në vlerë rreth 5 milionë USD. Leli 17, me administrator Ender Sheshi, është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Ender Sheshi është dënuar me 6 vite burg në vitin 2020 nga shkalla e parë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka vendosur Apeli.

Pjesë e kësaj skeme është edhe kompania “R.S.I&T GROUP”, me pronar Lirim Jella, i dënuar në vitin 2020 me 1.4 vite burg për mashtrim me TVSH. Aktualisht kompania akuzohet Për rreth 4 milionë euro evazion fiskal. “R.S.I&T GROUP” është themeluar në mars të vitin 2018 nga Robert Shabani, i dënuar për evazion fiskal me 4.8 vite burg, bashkë me Lirim Jellën, të cili i kaloi kompaninë më pas.

Kompania AA-117 e Drita Frangajt akuzohet për evazion fiskal në vlerë rreth 6 milionë USD. Kompania e themeluar në vitin 2017 me 100 lekë, është hetuar në vitin 2018 si pjesë e grupit të kompanive Lumi-06, EL ZA, R.S.I &T GROUP dhe Leli 17. Drita Frangaj është dënuar në vitin 2020 me 1.8 vite burg.

Kompania AL-BER CO&CO, në pronësi të Santiljano dhe Esmeralda Çifligut është denoncuar për rreth 5 milionë euro evazion fiskal. Kompania është skeduar si pjesë e të njëjtit rrjet në vitin 2018, ndërsa Santiljano është dënuar për pastrim me TVSH në vitin 2020 me 1 vit burg.

Që të pesta kompanitë pothuajse janë themeluar në vitet 2016-2018 dhe kanë pothuajse objekt të njëjtë aktiviteti, si gërmime dhe përpunim inerte.

Ndërkaq, nuk dihet ende nëse Kryemadhi i referohet edhe kësaj skeme që është goditur nga prokuroria apo kompanitë janë përfshirë në një tjetër skemë mashtrimi, të përmasave edhe më të mëdha.
Shqiptarja.com

Neutrale July 6, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
2 hours ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
19 hours ago
Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
19 hours ago
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
19 hours ago
Protestat/ Rama për studentët: Ulërasin si në Mesjetë”. Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!

Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?