Dalë dhe ec
çdo mëngjes, çdo drekë dhe darkë
Dhe sa pak njërëz shoh duke u puthur në Tiranë.
Çdo ditë kaloj nëpër
Rrugë, rrugica dhe parqe
Dhe sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.
Ec nëpër qytetin tim
Ditëve me shi dhe netëve me hënë
Dhe sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.
Të rinjtë i kanë lidhur në gishta puthjet
Të vjetërve nëpër buzë ju kanë tharë
O ZOT sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.