NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    4 hours ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    1 day ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Skandali me inceneratorët/ Blinin fruta ekzotike e shisnin beton, zbardhet skema me 189 milionë euro evazion fiskal
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Skandali me inceneratorët/ Blinin fruta ekzotike e shisnin beton, zbardhet skema me 189 milionë euro evazion fiskal

Neutrale
Last updated: 2022/07/05 at 10:33 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

MARIGLEN KUME/ Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbuluar skemën sesi 24 kompani guaskë kanë kryer 189 milionë euro evazion fiskal.

Zyrtarët e LSI-së nisur nga hetimi për të gjetur problematikat e kompanive që fituan të drejtën e ndërtimit të inceneratorëve, përveç evazionit të Klodian Zotos kanë zbuluar një skemë më të madhe.

Sipas hetimit financiar të LSI-së, Klodian Zoto ka kryer 30 milionë dollarë evazion, ndërsa përfshirë edhe kompani të tjera vlera shkonte në 189 milionë dollarë. Ajo që bie në sy është fakti se si kompania e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe kompani të tjera të mëdha ndërtimi që kanë fituar tenderë publikë përdorin të njëjtat kompani guaskë për të blerë fatura për mallra dhe pagesa që në realitet nuk bëhen.

SKEMA

Për të zbuluar mashtrimin me faturat fiktive, LSIja ka marrë fillimisht librin e blerjeve dhe të shitjeve të kompanive të inceneratorëve. Më pas gjatë hetimit, në këtë pjesë dolën në pah 24 kompani që përdoreshin për të lëshuar fatura. Parimisht ndërveprimi ndërmjet bizneseve duket praktik normale, por problemi dilte kur analizoje aktivitetin ekonomik të 24 kompanive. Dyshimi i parë prej tyre lindte me pronarët, siç ishte për shembull një burrë edhe një grua mbi 90 vjeçe. Ndërsa nga aspekti financiar, problemi del kur analizon librin e blerjeve dhe të shitjeve. Logjika ekonomike tregtare e parasheh që një subjekt blen lëndë të parë dhe ose e tregton të përpunuar ose siç e blen. Por, në rastin e këtyre kompanive që përdoren për evazion nga hetimi i bërë nga LSI-ja, rezulton se në librin e blerjeve deklaronin se merrnin produkte ushqimore, fruta ekzotike e uji, ndërsa në librin e shitjeve deklaronin se shisnin beton, inerte apo asfalt.

“Po ju marr rastin e kësaj kompanie, ‘AMPP’, e cila ka një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve rezulton si në çdo biznes atë që ti do të ofrosh si shërbim duhet ta kesh të magazinuar. Ose do të blesh diku tjetër ose do të prodhosh. Ose do të blesh zhavorr, hekur ose do të jesh fabrike që prodhon hekurin. Dhe në librin e blerjeve të kësaj kompanie na ka rezultuar që kjo kompani ka blerje rreth 18 milionë dollarë produkte. Dhe pjesa më e madhe e produkteve të tyre janë ushqime fruta dhe ujë i pijshëm. Kur vijmë në shitjet që ka bërë kjo kompani që janë të ndara në 780 fatura, frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asfalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton.

Pra, çfarë kanë ndodhur? Ka ndodhur që në këto kompani funksionojnë, blerje fiktive tek ushqimet. Kompanitë e mëdha ushqimore, uji pijshëm, i cili mund të jetë 8 milionë dollarë që është blerë ujë i pijshëm. 6-7 milionë fruta ekzotike, të cilat janë të ndara në fatura të vogla, nuk blihen me llogari bankare, nuk janë mbi 3 milionë lekë, por janë fatura të cilat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, por të bëhet në KESH. Dhe shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare, por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Për të vazhduar hap pas hapi, çfarë ka ndodhur, janë 3 grupe të cilat funksionojnë.

Grupi i parë është kompanitë e inceneratorëve që kanë mbi 30 milionë euro, sidomos Inceneratori i Tiranës që ka mbi 30 milionë euro evazion fiskal, pra fatura fiktive, që nga këto kompani fiktive kanë blerë sheqer, miell, oriz, vaj për të ndërtuar ato vaskat e betonit që pamë në Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderëve publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani i rrëmbejnë buxhetit të shtetit dhe 20% e TVSHsë”, tha Kryemadhi.

PROKURORIA

Ndërkohë, gazetari investigativ Klodian Tomorri e ka vënë theksin te kompanitë e tjera që kanë marrë tenderë publikë që kanë bërë evazion me 24 kompanitë guaskë. Ai kërkoi dje reagim nga ana e Prokurorisë, e cila sipas tij ka 6 vjet që po heton.

“Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90-vjeçare që jeton në azil, rezulton pronare e tri kompanive. Përveç kësaj, ‘Lumi 2006’, Haxhireja në kohë të ndryshme rezulton pronare e kompanisë ‘Koleci 2003’ dhe Sopotonia. Madje edhe administratore. Haxhireja nuk e ka pasur asnjëherë idenë se ishte pronare. Te të njëjtat kompani dalin here aksionerë, herë administratorë edhe çifti i këtyre të moshuarve 95- vjeçarë. Edhe këta nuk e kanë pasur idenë që kanë pasur ndonjëherë kompani. U janë falsifikuar firmat ose janë mashtruar nga pronarët e vërtetë të kompanive, të cilët pasi bënin mashtrim me TVSH bënin kontrateë sikur ua shisnin kompaninë këtyre të moshuarve. Një pjesë e atyre pronarëve, që kanë bërë këtë pune janë arrestuar dhe dënuar me burg nga 1 vit e gjysmë deri ne 4 vjet. Por, problemi është tjetërkund. Kujt i kanë dhënë fatura këta? Ose më saktë, cilat kompani kanë bërë blerje fiktive te këto kompanitë. Kjo është çështja. Janë kompanitë e mëdha, ato që fitojnë tenderët, të cilat kanë marrë fatura te këta. Këtu Prokuroria nuk ndihet. Kjo është një skemë e madhe evazioni, që e ka pasur qendrën në Lezhë dhe Laç. Janë një sërë kompanish të krijuara në vitin 2016- 2017, që kanë bërë vetëm këtë punë. Kanë 6 vjet që i heton Prokuroria. Dhe çuditërisht nuk kapi dot asnjë ndërtues aty brenda. Kush bleu fatura nga këta. Ata janë evazorët. Kaq është gjithë çështja”, tha Tomorri.

KOMPANITË DHE VLERA E EVAZIONIT FISKAL

“AMCO&CO”, pronarë, Arben Perlala, Mrika Perlala: 1.953.462.082 lekë
“PM&A COMPANY”, Arben Perlala: 1.785.508.533 lekë
“ELVIS 03 GROUP”, Dashamir Ymeraj: 1.717.116.694 lekë
“ELVIS COO, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo: 1595.792.212 lekë,
“KOLECI 2003”, Artur Xhuli: 1.458.052.563 lekë
“ALFA POUER GROUP”, Adriatik Hajdini, Urim Bashiri: 1.321.816.723 lekë
“MVR”, Enejdi Zeqo, Kreshik Ymeraj: 1.143.978.488 lekë
“SOPOTONIA”, Klevis Ndou, Kreshnik Ymeraj: 1.058.746.361 lekë
“SG LOGISTIC”, Regan Merdani: 714.359.045 Lekë
“LUMI 06”, Lumturije Murati: 668.899.554 lekë
“AA-117”, Drita Frangaj: 590.166.504 lekë
“ELVISI-03”, Dashamir Ymeraj: 573.929.105 lekë
“AL-BER CO&CO”, Santiljano Cifligu, Esmeralda Cifligu: 553.514.718 lekë
“GLE-VAN”, Gledis Vangjeli: 529.094.993 lekë
“LELI-17”, Enver Sheshi: 490.876.227 lekë
“R.S.I&T GROUP”, Lirim Jella, Robert Shabani: 488.213.946 lekë
“PELLUMBI 2015”, Pellumb Hasani, Arjan Habibi: 435.968.494 lekë
“BEST SERVICES”, Edmond Sheshi, 421.316.958 lekë
“FRANGAJ INTERNATIONAL”, Vjollca (Frangaj) Ymeraj: 370.965.19 lekë
“R.B.-GENERAL SERVIS”, Regan Merdani: 251.591.376 lekë
“FROGGY”, Enis Xhaferri, Regan Merdani: 240.088.655 lekë
“FROGY 03”, Vladimir Sheshi: 239.925.416 lekë
“EL ZA”, Emiljano Frroku: 200.966.530 lekë
“PUPA SERVICE”, Shaban Pupa: 177.536.404 lekë

Panorama

Neutrale July 5, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
3 hours ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
4 hours ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
9 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
1 day ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
1 day ago

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?