Një makinë ka marrë flakë teksa po ngjiste Qafën e Llogarasë.
Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një shkëndijë elektrike.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(foto ilustruese)