Të_ardhurat_mesatare_të_disponueshme të shqiptarëve, janë 4,385 PPS më e ulëta në rajon dhe Europë dhe sa #24,5% e mesatares së BE-së, sipas Eurostat!
PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banorë.
Sipas Eurostat, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht (17.871 PPS) për banor në BE.
Për Shqipërinë është (4.385 PPS).
Për Maqedoninë e Veriut (5,988 PPS).
Për Serbinë (6.602 PPS)!.
Edhe publikime të tjera të Eurostat, #Për_të_ardhurat_për_frymë_dhe_konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës.
Shqipëria ka vetëm #32% të mesatares Europiane dhe mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave, nga Eurostat.
Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së,
Maqedonia e Veriut e ka treguesin 42% të mesatares së BE-së.
Serbia ka të ardhurat 44% të mesatares së BE-së.
Mali i Zi, është rekord, ka sa 47% të vendeve të BE-së!
Një treguesin tjetër, #Atë_të_konsumit_individual_për_frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre;
Shqipëria është e fundit, me #39% të mesatares europiane.
Bosnja e ka këtë tregues 41%.
Maqedonia e Veriut 49%.
Serbia 52%
Mali i Zi 60%
Në 9 vite në çdo tregues apo parametër matës, Shqipëria renditet e fundit në rajon, e fundit në Europë!!
Nuk kemi lënë rekord negativ pa thyer, jemi tabani i treguesve negativ në rajon, Europë dhe në Botë!
Shqipëria është në udhëkryq, protesto për të drejtën tënde!