Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, ku një burrë, ka tentuar të shtypë me makinë bashkëshorten e tij.
Policia bën me dije se çifti kanë mosmarrëveshje dhe grindje midis tyre dhe gruaja ka urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.