Me urimin për Pavarësinë e Amerikës e ka nisur ditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha.
Në një status në “Facebook”, ai shkruan se shqiptarët festojnë së bashku me amerikanët.
Postimin e tij lideri demokrat e shoqëron me një kolazh fotosh nga takimet e tij me Presidentët Amerikanë në vite.
Postimi i tij:
Miq, sot kombi i madh amerikan feston ditelindjen e tij, diten e Pavaresise se SHBA. Se bashku me te, festojne me mirenjohje te thelle shqiptaret dhe miqte e tij ne gjithe boten. Amerikanet festojne sot krenare pavaresine e vendit te tyre, si superfuqia e lirise, festojne si kombi qe ka bere me shume se çdo komb per lirine e kombeve te tjera ne teresi dhe ne veçanti me lirine e shqiptareve.
Ky vit eshte dhe 100 vjetori i marredhenieve midis Shqiperise dhe SHBA. Partia Demokratike ka dhene kontributin me te madh dhe historik ne keto marredhenie. Ajo mbetet e vendosur te beje dhe me shume ne 100 vitet qe vijne!
Happy 4th of July! sb