Dje, kryeministri Edi Rama ka publikuar në fcb e tij pamjet e rrugës së Lumit të Vlorës.
Kjo rrugë, shkruan ai, jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut.
Postimi i tij :
…
dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor…,” shkruan midis të tjerave Kryeministri.