NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    4 hours ago
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Fatmir Guda/ Reforma territoriale si nevojë për qytetarët !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
Të tjera
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
Të tjera
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Fatmir Guda/ Reforma territoriale si nevojë për qytetarët !

Neutrale
Last updated: 2022/07/04 at 8:29 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Reforma territoriale dhe thelbësisht ribërja e hartës së bashkive mbetet prioritet dhe emergjence jo thjesht në interes të opozitës politike në vend, por para së gjithash një nevojë e ngutshme e çdo qytetari për të përfituar një qeverisje lokale sa më cilësore dhe sa më afër tij. Rivënia e saj në axhendën parlamentare padyshim duhet parë si një mundësi e artë për të korrigjuar një sahat e më parë parcelizimin me synime të pastra elektorale që ju bë më 2014 territorit nga mazhoranca e atëhershme përfaqësuar po prej kryeministrit të sotëm.
Fatkeqësisht që në krye të herës, pa nisur mirë puna e komisionit përkatës zërat e ardhur nga eksponentët drejtues të mazhorancës së Edi Ramës po përpiqen të intimidojnë çdo përpjekje për t’i dhënë kësaj reforme atë që ata ja mohuan 8 vite më parë, marrjen e një konsensusi sa më të gjerë qytetar dhe politik, ç’ka do ta bënte atë një reformë sa më afatgjatë dhe në dobi të demokracisë vendore.
Kryetari i grupit parlamentar të PS ka sjellë në vëmëndjen e publikut qëndrimin politik të shprehur disa herë prej shefit të tij, për zvogëlimin edhe më të numurit të bashkive nga 61 të tilla hartuar më 2014.
Është e provuar tashmë që ndarja aktuale e ka grumbulluar pushtetin vendor në më pak duar duke e centralizuar krejtësisht çdo vendimarrje nën kontrrollin e plotë të qeverisë dhe kryeministrit, gjë që ka shkaktuar atrofizimin e autonomisë lokale dhe largimin edhe më të këtij pushteti nga qytetari.
Sigurisht që shfaqja e një qëndrimi refraktar i përfaqsuesve të shumicës në kuvend ndaj nevojës së komuniteteteve dhe mendimit të ekspertëve për ta zgjeruar edhe me disa bashki të tjera hartën territoriale konfirmon faktin se nisma për ndërhyrjen në reformën në fjalë përkundrejt vullnetit të munguar të partisë së Edi Ramës është pranuar të bëhet vetëm pas presionit edhe të faktorit ndërkombëtar, kryesisht partnerëve tanë strategjikë SHBA, të cilët imponuan ngritjen e komisionit parlamentar për hartimin nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rindarjen administrative në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës duke pyetur qytetarin dhe respektuar traditat kulturore historike dhe ekonomike.
Nuk e tepëroj aspak po të them, se po të ish në dëshirë ekskluzive të Edi Ramës në gjthë territorin e vendit atij do mjaftonin edhe 3, 2 apo 1 bashki gjithësej, kryetarin e të cilave të mund ta zgjidhte me të njëjtën skemë shit-blerje vote, siç ka bërë të udhës të zgjedhë edhe veten e vet në krye të punëve të vendit. Por ja që në pozitën ku ndodhet, kjo nuk duket t’i jetë hiç më një çështje tëresisht në dëshirën e vet, por një barrë e ngarkuar përgjegjësie, për vijimin e së cilës do ketë dhe monitorimin edhe të ngarkuesve të barrës.
Pikërisht edhe për këtë arsye kjo situatë duhet parë nga gjithë faktori opozitar në parlament si një oportunitet që duhet shfrytëzuar në maksimum dhe me efikasitet me qëllim vënien në punë të çdo mekanizmi për të vjelë edhe njëherë si 8 vjet më parë mendimet e qytetarëve në çdo skaj të territorit, që të arrihet në një produkt sa më të gjithëpranuar dhe konsensual për riformatimin e një qeverisje vendore produktive dhe autonome. Koha në dispozicion të komisionit parlamentar për reformën territoriale nuk duket të jetë me bollëk po të kemi parasysh dhe mbylljen e sesionit kuvendor më 31 Korrik, por nëse gjendet vullneti më së pari nga gjithë deputetët e opozitës për tu përfshirë në konsultime me qytetarët e të 61 bashkive aktuale duke angazhuar edhe ekspertët jo vetëm politikë, doemos që piqet mirë e brenda afateve një ligj dhe hartë perfekte që të rezistojë sa më gjatë në kohë.
Opozita më së pari nuk duhet t’i lejojë Edi Ramës asnjë sebep apo artific që duke shfaqur atmosferën e përçarjes brenda saj t’i krijojë atij mundësinë për t’ja hedhur poshtë draft-raportin përfundimtar si jo të unifikuar. Ashtu sikundër për çështje me karakter kombëtar në jo pak projekt-rezoluta dhe projek-tligje është gjendur fryma e bashkpunimit me kundërshtarin politik, për hatër të qytetarëve që vuajnë prej një reforme problematike dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, nuk ka pse të mos mundësohet sikur vetëm për këtë rast një qëndrim i përbashkët në kapërcim të konfliktit brenda të djathtës opozitare në kuvend. Pa harruar që si aleat më të madh kjo reformë duhet të ketë qytetarin, të cilit i do dhënë mundësia dhe hapësira për ta shprehur interesin e vet sa i përket ndarjes së territorit, sikundër ekspertet të shprehin eksperiencen më të mirë ndaj ligjit mbi autonominë vendore.
Doemos që fund të proçesit kjo reformë për tu miratuar do të dojë vullnetin edhe të mazhorancës, e cila në mos e miratoftë do marrë kosto të shtuar jo vetëm të opinionit publik si grup interesi, por edhe të partnerëve tanë strategjikë që jo më kot e rikthyen atë në axhendën parlamentare.
Do ishte ndodhia më e mirë për vendin që vjeshta e këtij viti ta gjente atë me një zhvillim pozitiv sa i përket ribërjes së reformës territoriale në mënyrë konsensuale, ç’ka do të ish qartazi një shënjë e dukshme distancimi prej pushtetit autokratik që ka zënë fill kryesisht këto 5-6 vitet e fundit.

Neutrale July 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
4 hours ago
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
7 hours ago
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
8 hours ago
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
8 hours ago
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
14 hours ago

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së

Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)

Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!

Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?