Drita Ziri është bukuroshja, që ka fituar kurorën e Miss Shqipëria 2022.
Ajo u përzgjodh mbrëmjen e kaluar në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria” 2022.
Aktiviteti u zhvillua në kalanë e Porto Palermos në Himarë dhe konkurruan 27 vajza.
Ziri është e përfshirë prej dy vitesh në botën e modelingut. Ajo ka pozuar në Stamboll,Tiranë dhe në evente të ndryshme.