Lajmin e bënë me dije, në një postim në rrjetet sociale, ministrja Olta Xhaçka.
Ajo ka njoftuar se ka nisur pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë, që janë rezidentë në Kanada.
Postimi i saj:
” Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada.
Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.
I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.
Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush”

