Jacques Prevert
E diel
Midis radhëve të pemëve në L’Avenue des Gobelins
Një statujë mermeri më merr përdore
Sot është e diel dhe kinematë janë plot me njerëz
Zogjtë kërcejnë nëpër degë dhe këndojnë pafajsisht
Dhe statuja më puth, por askush nuk na sheh
Përveç një fëmije të verbër që na tregon me gisht
☆ ☆ ☆ ☆
Nazim Hikmet
E diela
Sot është e diel
Sot për herë të parë më nxorën në diell,
Dhe për herë të parë në jetën time
U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell.
Kaq i gjerë
Kaq i blujtë
Qëndrova pa lëvizur
Pastaj me respekt u ula në tokë,
Dhe mbështeta shpinën në mur.
Tani s’mendoj më as ahengjet
Tani as lirinë, as gruan time të bukur,
Toka, unë dhe dielli,
jam i lumtur.
☆ ☆ ☆ ☆