Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Jorgucat të bashkisë Dropull.
Shkaku i zjarrit ka qenë shkëndija që lëshoi autokombajna e cila ishte duke punuar për korrjen e barit.
Për pasoje autokombajna u dogj plotësisht, por duke dëmtuar edhe sipërfaqen e madhe të arave pranë.
Forcat zjarrfikëse të Dropullit kanë shkuar në vendngjarje duke shmangur rrezikun, pasi flakët po i afroheshin një punishteje, ku ndodhej një bombolë e madhe gazi propan.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar.