Kjo ishte një shkollë filozofike në Greqinë e lashtë dhe ishte themeluar nga Aristoteli (384 – 322 p.e.s.), ndërsa studentët e saj quheshin peripatetikë (nga gr. peripatein, të shëtisësh).
Peripatetizmi ishte filozofi e Aristotelit dhe e nxënësve të tij. Ky emër i përket shkollës së Aristotelit, sepse ai jepte mësime duke shëtitur poshtë portikëve në palestrën e liceut. Këtë vend e quanin peripatos. Peripatetizmi shkëlqeu me Theofrastin, Stratonin dhe Androkiusin e Rodit. Në fund të shekullit II pas Krishtit, u themelua në Aleksandri një shkollë peripatetike e cila, me të braktisur shkencat matematike, astronominë dhe shkencat e natyrës që deri në atë kohë ishin disiplinat e saj të privilegjuara, u orientua nga logjika dhe teologjia. Filozofia myslimane mori stafetën e kësaj shkolle, veçanërisht me Averroen dhe prej këtij degëzimi u zgjeruan dijet në astronomi dhe shkenca të tjera.
Shën Tomas d’Akuin i ktheu ato në filozofinë e kishës.