Irani jugor është goditur nga një tërmet 6.2 ballë.
Kanë humbur jetën 5 petsona, 44 të tjerë u plagosën dhe janë shkaktuar dëme në banesa dhe institucione.
Irani u godit nga tërmeti i fuqishëm të shtunën, sipas agjencisë së lajmeve të vendit FARS.
Pati lëkundje të një pas njëshme, që u regjistruan pranë qytetit jugor të Bandar-e Lengeh. Më i madhi u regjistrua me magnitudë 6.2 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare regjistroi gjithashtu tërmetin, që shkundi Iranin jugor.