Rrebesh i shkurtër, por dëme shumë të mëdha për fermerët e zonës së Maliqit.
Vetëm 20 minuta breshër dhe kapriçiot e natyrës hedhin dëm djersën e disa muajve punë.
Kjo ka ndodhur dje, kur vetëm në pak minuta, u prishën qindra dynymë me grurë, misër, perime dhe kultivuar të tjerë të fushës.
Jo pak dëme u shkaktuan në pemtari, ku shumë pemë ishin në lulëzim apo me fruta të lidhur.
Fermerët shprehen shumë të hidhëruar dhe pohojnë se dëmi është i pakorrigjueshëm sepse në këtë kohë nuk mund të mbjellësh tjetër gjë, mbasi koha nuk është e përshtatshme.


