Sot në det, në interval të shkurtër kohor, dy persona kanë humbur jetën në plazhet shqiptare.
Policia njofton se në plazhin e Kavajës është mbytur shtetasi V.N., 66 vjeç, i cili ishte futur në det, por s’arriti të dalë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, por një tjetër ngjarje me viktimë ka ndodhur në Borsh rreth orës 17:30, ku qytetari S.M, ka ndërruar jetë gjithashtu në det.
Në të dy rastet nuk ka informacion se ruajtësit e plazheve u ndodhën aty për ndihmë të parë.
Sezoni i plazhit, tashmë, me këto temperatura, ka nisur me fluks të lartë pushuesish dhe vëzhguesit e detit duhen detyrimisht.