Kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Kreu demokrat e përcamtoi javën e ardhshme, një nga javët më të rëndësishme për Shqiptarët duke ju referuar protestës së thirrur më dt 7 korrik.
Është java e protestës, por edhe ditët kur Shqipëria do të jetë e fokusuar në Bruksel për të pritur çeljen e negociatave.
Pikërisht për këtë, Berisha tha se thirrja e tij është e pandryshuar për vendet e Bashkimit Europian sa herë bëhet fjalë për çeljen e negociatave.
Partia Demokratike mbete kundër ndaj projektligjit të qeverisë për lejimin e kanabisit mjekësor.
Berisha ju bëri thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike dhe faktorëve të tjerë opozitare që të angazhohen dhe të mobilizojnë sa më shumë qytetarë për protestën e 7 korrikut.