Një aksident i rëndë kandodhur mesditën e sotme në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Autovetura me drejtues M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit.
Njoftimi
“Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.