Fjala në Kuvend për Aktin normativ teë rimbursimit.
Opozita, PD nuk do ta votojë!
Sepse është në vazhdën e spekullimeve me fondet publike.
Sepse ju nuk rimbursoni atë që realisht duhet rimbursuar.
Nuk ka rimbursime për rritjen 30% të çmimit të artikujve ushqimorë.
As për çmimet e karburanteve.
Qytetarëve nuk ju rimbursuan 190 M Euro që paguan nga xhepi deri tashti në pandeminë Covid.
Nuk ju rimbursohet mjekimi për procedura jetike e urgjente të kryera te jo publiku sepse publiku nuk i ofron.
Pra ”o paguaj o vdis” është slogani juaj.
Ju kërkoni të bëni “Ballkanin e hapur” pa rimbursime të prodhimit vendas.
Sot sillni këtë Akt në Kuvend për ta votuar në mënyrë kolektive që të shmangni përgjegjësitë ligjore.
Ne nuk e votojmë!