Një trafik i rënduar këtë pasdite në segmentin rrugor Plepa ne drejtim te Kavajes. Prej gati 40 min kolona e autoveturave te ndryshme nuk po arrin të eci as 100 m për 30 minuta.
Askush nuk shpjegon arsyen çfarë ka ndodhur, por mendohet se ndonjë aksident do jetë shkaku.
Kjo pjesë e autostradës, zakonisht nuk ka ngarkesë, apo më mirë të themi që e shkarkon fluksin e lëvizjes.
Vargu i makinave shkon mbi 5 km.