Kristjan Asllani, kur lindi nuk e pa të atin. Ky i fundit kishte marrë gomonen për të ikur në Itali e për ti shpëtuar ferrit ku notonte Shqipëria.
Më pas nga një fëmijë emigranti që nuk njihte babanë deri një vjeç e gjysmë, i hyri rrugës së futbollit për të ndjekur ëndrrën e tij…një ditë të bëhej i madh.
Duke ju bërë bashkë aksi punë – përkushtim – talent – vëmendje familjare – fat, ai ja doli për të qenë dikushi.
Si ? Duke ndjekur ëndrrën e tij. Duke mos u dorëzuar asnjë sekondë edhe pse duhet të konkuronte në shtetin fidanishte të futbollit, Italinë.
Sot Kristjan Asllani është pjesë në një nga 10 klubet më të mëdha të futbollit, Interit…
Një fllad krenarie !