Propoganda e Koresë së Veriut është përqendruar në idenë se Koreja e Jugut ka lëshuar disa “tollumbace me gaz” që përmbanin COVID-19, drejt vendit të tyre.
Në momentin që këto tollumbace janë ulur në Korenë e Veriut, qytetarët kanë shkuar dhe i kanë prekur e më pas është bërë përhapja e virusit.
Prej vitesh, aktivistët e Koresë së Jugut kanë lëshuar tollumbace në drejtim të Koresë së Veriut duke përmbajtur shënime kritike ndaj liderit të vendit, Kim Jong Un.
E këto tollumbace sillnin virusin, por të kamufluar nëpër fletërrufe reaksionare.