Paralizë e plotë në aeroportet gjermane dhe franceze për shkak të grevës së punëtorëve.
Në mungesë të punëtorëve stafi i aeroportit gjerman të Hamburgut ka organizuar grevën, kurse në Francë punëtorët kanë kërkuar paga më të larta për të përballur inflacionin e krizës së shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.
Me fillimin e pushimeve verore pritjet nëpër aeroporte kanë zgjatur dy orë e në disa raste më tepër.
Vonesa pati edhe në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris dhe aeroportet e tjera franceze.
Punëtorët francezë kërkojnë ngritjen e pagave në kohën e krizës së madhe ekonomike. Aeroportet franceze nuk janë përballur me problematikën e madhe si në Londër, Hamburg dhe në qytete të tjera evropiane.
Gjithsesi, sot punëtorët kërkuan vëmendjen e qeverisë dhe marrjen e masave sa më parë.