Është prangosur 29-vjeçari, Mikel Jaho, nga Saranda, që ishte shpallur në kërkim.
Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Jaho ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale të cituara më lart.
Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.