NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    1 year ago
    Të Fundit
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    7 hours ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    1 day ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Amnistia fiskale, flet Shpëtim Agolli, ekspert: Dëmton konkurrencën në treg, nxit evazionin fiskal! Të fituar do të jenë qeveritarët, oligarkët dhe ata që…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
Të tjera
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
Të tjera
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Amnistia fiskale, flet Shpëtim Agolli, ekspert: Dëmton konkurrencën në treg, nxit evazionin fiskal! Të fituar do të jenë qeveritarët, oligarkët dhe ata që…

Neutrale
Last updated: 2022/07/01 at 12:22 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Konkurrencë të pandershme në treg, evazion fiskal dhe transferta ilegale të parave nga emigrantët, janë vetëm disa prej problematikave, që sipas ekspertit të ekonomisë, Shpëtim Agolli, mund të sjellë Amnistia Fiskale dhe Penale.

Ai thotë se nisma do t’i shërbejë pastrimit të parave dhe të fituar prej saj do të jenë qeveritarët, oligarkët e ata që punojnë në punë jo të ndershme. “Për teorinë tatimore, amnistia fiskale shihet si një instrument diskriminues, që do të thotë se tatimpaguesit e rregullt do të ndihen më inferiorë ndaj tatimpaguesit jo të rregullt.

Amnistia me apo pa dashje nxit jokonkurrencën, pra ul efikasitetin, në të kundërtën e asaj që qeveria duhet të jetë e preokupuar për të luftuar evazionin fiskal. Nëse ka mungesë besueshmërie, amnistia me shumë gjasa do të nxitë evazionin fiskal, që do të thotë se do të ulë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe njerëzit, bizneset presin që kjo formë faljeje të ndodhë edhe një herë tjetër dhe kështu me radhë dhe të mos paguajnë taksa sot”, shprehet eksperti i ekonomisë.

AMNISTIA

Amnistia e parave dhe kapitaleve veçanërisht e emigrantëve të cilët këto asete i kanë të palegalizuara, është artikuluar vazhdimisht nga Kryeministri. Madje para dy vitesh pati një nismë konkrete, por që u tërhoq për shkak të kundërshtive që erdhën nga institucionet ndërkombëtare, si FMN dhe Komisioni Europian.

“Para dy vitesh, një projektligji ngjashëm si ky i sotmi u kundërshtua nga ekspertët vendas dhe të huaj, si dhe nga organizata partnere që operojnë në vendin tonë. Në raportin e FMN të para dy viteve thuhej se ishte marrë garancia nga qeveria se drafti për amnistinë fiskale dhe penale nuk do të kalonte për miratim derisa të adresoheshin shqetësimet e ngritura nga aktorët vendas dhe komuniteti ndërkombëtar. FMN kërkoi asokohe të forcohej lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmi.

Prej asaj kohe, ky projektligj apo ide e Kryeministrit u “harrua” dhe shfaqet papritur dy muaj e gjysmë para se Komisioni Europian të japë vlerësimet e tij për zbatimin e detyrave dhe përcaktimeve të ‘MoneyVal’ në shtator të këtij viti, jo vetëm për ekonominë, por në shumë aspekte të qeverisjes. Kjo nismë rivjen sot me të njëjtën përmbajtje, por edhe me disa ndryshime të vogla që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë të padeklaruara” tha Agolli

Sipas tij, në terma afatshkurtër, amnistia ka efekt pozitiv, pasi shumëfishon të ardhurat në buxhet, por në planin afatgjatë, në përgjithësi, amnistitë kanë rol negativ. “Ne u japim privilegje evazuesëve. Një administratë jo e mirë tatimore do të ndodhet përsëri pas ngjarjeve evazive fiskale, jo thjesht për fajin e saj, por sepse në krye qeverisin njerëz që jo pak herë janë lakuar ose akuzuar për korrupsion të lartë”

Pasojat
Por cilat janë efektet negative që kjo nismë mund të sjellë? Deklarimi vullnetar i pasurisë deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrejt një detyrimi tatimor modest mund të dëmtojë biznesin. Eksperti i ekonomisë ngre shqetësimin se paratë që mund të vijnë nga bota e krimit dhe trafikut mund të përdoren për biznes, duke dëmtuar ata të cilët punojnë me ndershmëri.

“Të bësh amnisti fiskale dhe penale, nuk mendoj se ul trafikimin e parave të krimit, por i shton ato. Askush nuk beson se paratë e emigrantëve, të cilët zotërojnë mbi 100 mijë euro deri në dy milionë euro, janë para nëpërmjet punës së ndershme të legalizuar apo të palegalizuar, d.m.th. në punë të zezë. Gjithsesi, e marrim të mirëqenë se shumica i ka paratë me punë të ndershme. Po ata të cilët zotërojnë miliona euro të nxjerra nëpërmjet punëve të pista? Pra, këta njerëz ose grupe njerëzish përfitojnë dhe pastrojnë paratë e tyre me ligj në Shqipëri. Vërtet projektligji ndalon transfertën e parave jashtë vendit për një afat kohor 5-vjeçar, por nuk ndalon se me paratë e legalizuara të bësh biznes.

Pra, poseduesit pasi futin paratë në bankat shqiptare, duke paguar një detyrim të vogël nga 7% deri 10%, ata e kanë të lehtë të hapin një biznes apo disa biznese në Shqipëri, po ashtu tashmë me para të “pastra” e kanë të lehtë të hapin biznese dhe në vendet ku janë rezidentë, meqenëse shuma e parave është e madhe. Pa llogaritur dëmin që i sjellin konkurrencës në biznes në këtë rast. Atëherë, po këta njerëz e kanë më të lehtë të vazhdojnë veprimtarinë e tyre kriminale, sepse paratë i pastrojnë në të dyja ose në disa vende nëpërmjet bizneseve legale”, vë në dukje Agolli, i cili parashtron pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si do të bëhet transferimi i parave nga emigrantët.

“Kur themi që amnistia është ligjore, duhet të kemi parasysh zgjidhjen e rrugëve ligjore për transfertat e parave të emigrantëve. Cili do të ishte ai shtet që do të lejonte që paratë e vendit të tij, të fituara nga emigrantët rezidentë në atë vend, të dilnin jashtë? Si me çfarë ligji dhe me çfarë forme? Banka nuk i lejon, portat doganore jo se jo. Atëherë, cila është forma e transfertës? E vetmja formë është transferta ilegale e parave. Pra, ky ligj nga një shkelje ligjore evazive e nxit emigrantin, po në një shkelje tjetër ligjore”.

Eksperti i ekonomisë shkon edhe më tej kur thotë se nga kjo nismë nuk përfiton biznesi dhe qytetarët, por oligarkët dhe ata që punojnë në punë jo të ndershme. “Është shumë e kuptueshme pse Rama e bën këtë punë. E para, fut ca para në qarkullim, duke rritur disi nivelin ekonomik, por më e rëndësishme: ai ka qëllim të pastrojë paratë e veta, të miqve të tij, si dhe qeveritarëve të cilët kanë grumbulluar miliona euro nëpërmjet korrupsionit. Me ligjin e amnistisë fiskale të bizneseve dhe asaj penale, më të fituar do të jenë oligarkët e lidhur me qeveritarët sot dhe dje, si dhe ata njerëz të cilët punojnë me punë jo të ndershme, se sa bizneset që punën dhe paranë i kanë me djersë dhe ndershmëri. Në fund të fundit, ligji ngrihet mbi moralin dhe ai shpreh rregullat dhe marrëdhëniet në një shoqëri”.

“Të falen gjobat, po falimentojnë bizneset”

Eksperti i Ekonomisë, Shpëtim Agolli, thotë se për të rritur të ardhurat, qeveria mund të aplikonte skema të tjera, siç ishte faqja e gjobave dhe detyrimeve tatimore për mijëra biznese që kanë vështirësi në shlyerjen e tyre.

“Një amnisti tatimore mundet të jetë një alternative, por ne kemi mënyra të tjera për të rritur të ardhurat. P.sh.: nëse qeveria amniston evazionistët, më mirë do të ishte që të falte gjobat dhe detyrimet tatimore të mijëra bizneseve ndër vite, të cilat në pamundësi për t’i paguar detyrimet, nga halli ose kanë pezulluar aktivitetin, ose nxiten për të gjetur rrugë të tjera alternative për të mbijetuar. Detyrohen të mbyllin aktivitetin ekonomik, e braktisin atë pavarësisht se detyrimet dhe gjobat vazhdojnë të rriten në vlerë për shkak të interesave që lindin mbi detyrimet sipas ligjit. Mund të ndodhë që disa biznese të bëhen ortakë tashmë me njerëz të cilëve u amnistohet paraja, pavarësisht se ato i kanë nxjerrë në rrugë të pandershme”. Panorama

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
7 hours ago
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
8 hours ago
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
10 hours ago
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
1 day ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
1 day ago

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!

Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?