Një 53-vjeçar ka humbur jetën duke notuar në plazhin e Palasës këtë mëngjes.
Sipas policisë së Vlorës, shtetasi F. N., 53 vjeç, duke notuar, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe është mbytur në ujë.
Njoftimi:
“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.